Si ndodhi ngjarja në Vlorë, autori i maskuar hodhi pakon me eksploziv dhe e shpërtheu pas 30 sekonda

  • 4 years ago
Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku makinës së Prokurorit të gjykatës së këtij qyteti, Albert Kuliçi, iu vu tritoli nga një person ende i pa identifikuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili ishte i maskuar dhe ka vepruar me shpejtësi.

Fillimisht ai ka lënë makinën e tij në një rrugicë paralele me vendin e ngjarjes dhe më pas është drejtuar me qetësi për tek makina e prokurorit. Ai ka hedhur një pako me eksploziv dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas 30 sekondave lënda plasëse është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke shkatërruar makinën e prokurorit Kuliçi. Autori ka mundur të largohet duke përfituar  nga ora dhe errësira. Edhe pse po punohet për gjetjen e tij, autori ende nuk është identifikur.

Recommended