Report TV pranë banesës së nëntetares që humbi jetën në Letoni, flet fqinji
  • 5 years ago
Familja e efektives Zarife Hasanaj jeton në Babrru të Tiranës. Kanë rreth 30 vjet që janë larguar nga Tropoja, prej nga janë me origjinë, ku pranë banesës së tyre kanë edhe të afërm të tjerë.

Familja e ushtarakes që humbi jetën në Letoni, si pjesë e misionit të NATO-s, e mësoi lajmin tragjik përmes televizorit. 32-vjeçarja, e pamartuar, humbi jetën në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit.

Forca të ushtrisë kanë mbërritur pranë banesës së familjes Hasanaj. Ministria e Mbrojtjes do të ndjekë të gjitha procedurat për mbërritjen e trupit të pajetë të Zarife Hasanajt, nëntetares që humbi jetën teksa çmontonte lëndë plasëse.

Zarife Hasanaj jetonte me prindërit dhe vëllain.
Recommended