Lindje Perëndim: Holokausti, bota po harron??

  • 4 years ago
27 janari 2020 shënoi 75 vjetorin e çlirimit të Auschwitz-it, më I madhi dhe më famëkeqi i kampeve naziste të vdekjes. Kishte një arsye të fortë përse këtë radhë, në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, u shfaq më e fortë se më parë nevoja për të mos harruar. Ndjenjat anti-semite kanë nisur ngadalë të ngrenë krye në Amerikë dhe Europë. Që nga viti 2013, numri i akteve me sfond antisemitizmin në Gjermani, është rritur mbi 40 përqind, e këtu përfshihen vetëm rastet e denoncuara në polici. Agresioni i tetorit 2019 ndaj një sinagoge në Halle, që u mbyll me dy të vdekur e dy të plagosur, e materializoi qartë gjithë dufin e grumbulluar. Tronditës ishte dhe sulmi antisemitist ndaj një sinangoge në Pittsburgh në SHBA në 2018, ku u vranë 11 vetë, sulmi më vdekjeprurës ky ndaj komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, si dhe ai ndaj një supermarketi hebre në Paris në 2015.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LindjePerendim#TopChannel

Recommended