Lindje/ Perëndim – SHBA / Kostoja e mbylljes së qeverisë, kush paguan?

  • 5 years ago
Premtimi më i fortë i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, ishte njëkohësisht dhe një ndër të parët që ai bëri kur shpalli kandidaturën 16 qershorin e vitit 2015. Pyetja e madhe që ngrihej asokohe, ishte sesi do ta realizonte biznesmeni i kthyer në politikan këtë premtim nëse zgjidhej president. Por edhe pse miliarderi që garoi nën flamurin republikan ka kohë që i ka marrë në dorë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, dhe vazhdon të këmbëngulë në ngritjen e murit kontrovers, ai ende nuk e ka zgjidhjen financiare. Meksika refuzoi kategorikisht t`i vinte pas fijes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe Trumpi, në fund, u shtrëngua të hiqte dorë nga ai pretendim.

Recommended