Lindje/ Perëndim – Muri i Trumpit, a do të funksionojë apo jo?

  • 5 years ago
Mure nga këto që ndajnë kombe, ka pasur në të gjithë historinë e njerëzimit, por ai që Donald Trumpi kërkon të ndërtojë në kufirin me Meksikën është padyshim më i përfoluri i ditëve tona. Që në fillimin e fushatës për Shtëpinë e Bardhë, miliarderi i pasurive të patundshme bëri disa premtime të cilat është përpjekur t`i mbajë, por për tek njëri prej tyre hodhi më shumë pasion se tek të tjerët: tek Muri!! Gjëja e parë që dikujt i shkon në mendje sot kur flitet për presidencën e manjatit nju jorkez është padyshim struktura, e cila në imagjinatën e shefit të shtëpisë do të frenojë vërshimin e emigrantëve të paligjshëm, drogat e kriminelët, ajo që tërhoqi brohoritjet e përkrahësve të ngazëllyer, por dhe kritikat pafund te kundërshtarëve politike dhe eksperteve, të bindur se sipërmarrja donkishoteske e presidentit të tyre, është vetëm për të çuar para dëm.

Recommended