Rama në SHBA: Shqipëria duhet të përballet ende me një mallkim - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama e konsideon metodologjinë e zgjerimit të BE-së pozitive.Gjatë vizitës që po zhvillon në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut në SHBA, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që 95% e njerëzve dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Ndër të tjera, kryeministri nuk ka hezituar ta cilësojë ?hipokrizi? vendimin e mos-hapjes së negociatave me BE-në. Sipas tij, Shqipëria i kishte plotësuar gjithe detyrat qe i ishin lënë. ?Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakterizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë. Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme. Buzeqeshja juaj ishte si të thuash c?problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se cështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar.? Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA-së dhe njohurive të BE-së.
Recommended