Kryetari i Ballit Meta gafë me SHBA BE në, po godet shtëpinë ku duam të shkojmë! Duhet një datë e r
  • 4 years ago
TIRANE- Artur Roshi, Kryetari i Ballit Kombëtar i ftuar në studion e Report Tv i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta për iniciativën e realizimit të referendumit. E ndërsa Meta deklaroi se nuk ka ligj për këtë cështje, Roshi u shpreh se kjo është mjaft e qartë, pasi referendumi organizohet nga KQZ-ja. "Unë e shoh si një të drejtë të cdo kujt, që mund të marrë një iniciativë apo të ketë një platformë, aq më tepër Presidenti. Ai merr shkas nga cenimi i të drejtave të tij kushtetuese. Njëra palë është presidenti me opozitën dhe pala tjetër shumica. Iniciativa është e ligjshme dhe normale,referendumi organizohet nga KQZ-ja" tha ai. Ndërkohë që Roshi doli kundër gjuhës së Presidentit për ndërkombëtarët, SHBA-BE-në. "Nuk jam dakord me Presidentin që të kundërshtojë cdo aktor ndërkombëtar sado skajor të duket ai. Nuk duam të godasim shtëpinë ku duam të shkojmë, të integrohemi. Nuk duhet anatemuar SHBA-ja, vendi që shpërndanë lirinë. Nuk duhet të bëjmë gafa me njerëzit që predikojnë lirinë në botë" tha ai.
Recommended