Shqipëria duhet të luftojë trafikun e qenieve njerzore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kuadri ligjor për mbrojten dhe integrimin e viktimave të trafikimit në Shqipëri, vijon të mbetet një problem i madh. Në një konferencë për këtë çështje, e ngarkuara me pune në Tiranë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Leyla Mosses, ka kërkuar që të bëhet më shumë për viktimat e trafikimit.?Nxis kolegët tanë të zbatimit të ligjit të vijojnë hetimin, ndjekjen penale dhe rrënimin e trafikantëve përfshire zyrtaret që e kanë lejuar këtë krim të ndodh. Dua të shtoj se drejtësia është për të mbrojtur viktimat dhe jo për ti dënuar ato. Ndonjeherë kjo duket e qartë, por viktimat vazhdojnë të ndigjen penalisht, zakonisht për prostitucion. Ndjekja penale e viktimave për shkak se janë trafikuar nuk është e drejtë. Prandaj i bëj thirrje qeverisë dhe zbatuesve të ligjt që të rrisin zbatueshmerine e ligjit shqiptar që i përjashton viktimat nga gjobat për veprimet e paligjshme që janë kryer si pasojë e trafikimit. Ju lutem mos i viktimizoni viktimat.?Ndërkohë ambasadori i Britanise në Shqiperi, tha se trafikimi I qenieve njerzore eshte nje problem global.?Trafikimi i qenieve njerezore nuk prek vetem shqiperine, as britanik dhe as amerikan. Por eshte nje problem global, i cili nuk respekton kufinj dhe juridikosione kombetare. Fondacioni ?Ëalk Free? vlerseon se jane 14 milione njerez te prekur globalisht. Eshte nej problem nderkombetar, qe kerkon zgjidhje nderkombetare. Ne do te punojme se bashku per te luftuar kete.?Nga ana tjeter zv ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se janë marrë një sëri iniciativash kundër lufes për trafikimin e qenieve njerezore.?Nga qeveria shqipetare jan marre nje sere iniciativash per ngritjen e insturmentave institucional me qellim dhenien e nje pergjigje te mire kordinuar dhe efikase luftes kunder trafikimit te personave.?

Recommended