Shkeljet e Prokurorit Special/ Avokati: Emrat nuk duhet të shpalleshin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpallja e akuzës nga prokuroria speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli është në shkelje të rregullave të vendosura nga gjykata e Hagës. Taulant Hodaj një prej avokateve mbrojtës të akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale dhe përfaqësues i ish-anëtarëve të UÇK Shukri Buja dhe Sokol Bashota tregon për Vizion Plus shkeljet e prokurorisë.TAULANT HODAJAVOKAT, GJYKATA SPECIALE E HAGESNë muajin shkurt janë ngritur dy aktakuza dhe zyra e prokurorit të specializuar ka lajmëruar që i ka ngritur dy aktakuza dhe i ka dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake për shqyrtim. Prej atij momenti fillon periudha 6- mujore që gjyqtari i procedurës paraprake duhet t?i trajtojë këto aktakuza dhe pastaj t?i konfirmojë, të mos i konfirmojë apo të kërkoj plotësim nga zyra e prokurorit të specializuar. Po ashtu, aktakuzën e tretë në 23 prill, e kemi marrë njoftimin nga faqja zyrtare e dhomave të specializuara që është ngritur aktakuza e tretë dhe është dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake për konfirmim apo moskonfirmim dhe fillon të rrjedhë afati 6- mujor për trajtim nga gjyqtari i procedurës paraprake.Sipas avokatit, publikimi i emrave të Thaçit dhe Veselit në këtë fazë të hetimit është një rast i paprecedent dhe jashtë rregullave.Rregullorja e procedurave dhe e provave pranë dhomave të specializuara e kërkon një gjë të tillë që aktakuzat të jenë konfidenciale ose eksparte dhe përveç zyrës së prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, të tjerët nuk duhet të kenë qasje derisa të konfirmohet apo jo. Mendoj se nuk është praktikuar në rastet e mëhershme dhe sipas mendimit tim dhe interpretimit të rregullores së procedurave dhe provave nuk është në rregull që është bërë një gjë e tillë. Ka përjashtime, por unë nuk mendoj që ka qënë me këtë rast, që të procedohet me publikimin e vetëm emrave. Ndërsa raste të tjera sikur ky që ka ndodhur ose rasti që do të kishte ndodhur në fillim të ngritjes së aktakuzës janë raste të jashtëzakonshme, por edhe aty ceket qartë që në rregulloren e procedurave dhe provave se ndaj kujt bëhet publike. Jo ndaj publikut, por ndaj institucioneve të treta apo shteteve të tjera. Kështu që unë nuk mendoj që ka qënë korrekte dhe në praktike në linje me raste të tjera që ka bërë vet zyra e prokurorit te specializuar.Por publikimi i papritur i aktakuzës ndaj presidentit dhe kreut të PDK mund të ketë implikime politike. Mund të ketë implikime politike. Kjo aktakuzë duhet të atakohet në rrafsh juridik. Këtu duhet të luftohet dhe të kundërshtohet. Unë si jurist mendoj se nuk është mirë dhe nuk është profesionale të ketë implikime politike, tani çështja është në rrafsh juridik. Për avokatin e gjykatës speciale, gjyqësori i Hagës duhet të shqyrtojë edhe krimet e luftës të kryera nga serbët.Të paktën kjo gjykatë të ketë juridiksion për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë gjatë kohës së luftës os...

Recommended