Ora News - Vrasje, grabitje e drogë në Greqi, kapet në Vlorë 47-vjeçari i dënuar me burg përjetë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia e Vlorës ka arrestuar një 47 vjeçar shqiptar i cili ishte person në kërkim dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, për vrasje, grabitje dhe drogë. Bardhosh Lytaj alias Mino, kishte arritur të arratiset nga burgjet greke edhe jetonte i lirë në Vlorë.

Një 47 vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për një sërë veprash të rënda kriminale është arrestuar në Vlorë.

Në pranga është vënë Bardhosh Lytaj alias Mino.

Lytaj, sipas dosjes hetimore ishte shpallur në kërkim nga policia greke, për vrasje, grabitje, trafik droge.

Ngjarjet për të cilat akuzohet 47 vjeçari të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek.

Sipas dosjes, Mino është autor i grabitjes dhe dhunimit të dy turiste anglez në afërsi të Patrës. Për këtë Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Po ashtu ndaj Minos rëndojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitja e lendeve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, të autoriteteve greke, Mino ka arritur të arratiset nga një burg grek në kohën kur vuante dënimin për vrasjen e turistëve.

Policia e Vlorës thotë se 47 vjeçari ishte shpallur në kërkim në shtator 2019, me masën e arrestit me burg dhënë nga gjykata e Vlorës mbi bazë të provave të dërguara nga autoritetet greke

Burimet thonë se vendimet e drejtësisë greke pritet të konvertohen në burgim të përjetshëm në Shqipëri për 47 vjeçarin Lytaj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrasje-grabitje-dhe-droge-ne-greqi-kapet-ne-vlore-47-vjecari

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended