Report TV - Tufa, i dënuar për grabitje dhe vrasje në Greqi Në dy javë vodhi 5 makina

  • 8 years ago
Dritan Tufa, i arrestuar nga nga policia e komisariatit nr.6, në kryeqytet mbrëmjen e të hënës, pas vjedhjes së një veture në zonën e Kombinatit, rezulton i dënuar në Greqi, për vepra të rënda, penale. Sipas hetuesve ai ka vetëm një muaj që ka përfunduar një dënim për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të vjedhjes me armë. Të dy këto ngjarje sipas burimeve të policisë kanë ndodhur në Greqi dhe për këto ai ka marrë nëj dënim prej 14 vitesh në këtë vend. Këtë dënim Tufa, e ka përfunduar vetëm një muaj më parë dhe është kthyer në vendin tonë. Por vetëm pak ditë pasi mbërriti në Shqipëri, ai iu rikthye aktivitetit të tij kriminal me tendencë vjedhjen e automjeteve. Gjatë një muaji ai dyshohet të ketë vjedhur së paku pesë automjete të llojeve të ndryshme. Sipas hetuesve ai i vidhte verturat nga persona që i linin çelësat në timon, apo Ato më pas ai dyshohet se i ka shitur për skrap me vlera qesharake tek persona të tretë. Ndërkaq mbrëmjen e të hënës ai u bë pjesë e një vjedhjeje të një automjeti ndërsa u bë më pas pjesë e një ndjekjeje policore e denjë për skenarë filmash. Pasi vodhi një veturë ?Huyndai?, Tufa përplasi disa automjete në tentativë për t?iu arratisur policisë. Shoferi i automjetit që ishte në pronësi të Drejtorisë së Doganave, pas 20 minutash njoftoi policinë e cila nisi kërkimin ndaj grabitësit të veturës. Gjatë arratisjes ai goditi edhe një automjet të policisë, ndërsa më pas u fut në një supermarket. Këtu ai braktisi veturën, duke u larguar për t?iu shmangur arrestimit të policisë. Pas kërkimeve të saj, policia arriti ta ndalonte të dyshuarin në momentin kur po hynte në banesën e tij. Ai pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa policia e arrestoi për vjedhje me dhunë, shkatërrim prone etj, drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe prishje të rendit e qetësisë publike.


Mjetet e vjedhura

Me datë 3 mars 2016, vjedhje e mjetit ?Mercedez-Benz?
Me datë 6 mars 2016, vjedhje e mjetit ?Toyota Hilux?.
Me datë 8 mars 2016, vjedhje e mjetit ?Mercedez- Benz?.
Me datë 10 mars 2016, vjedhje e mjetit ?Mercedes- Benz?.
Me datë 22 shkurt 2016, vjedhje e mjetit ?Ford?.

Akuzat
Vjedhje,
Vjedhje me dhunë,
Shkatërrim prone,
Prishje e rendit dhe qetësisë publike

Recommended