I dënuar përjetë në Angli, biznesmen në Shqipëri, 40-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë

  • 4 years ago
Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes te 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Report Tv mëson se viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i cili njhej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali. Billa ka marrë plagë në kokë dhe në trup, që kanë çuar në vdekjen e tij të menjëhershme. Nga informacionet paraprake, mësohet se autori ishte i maskuar dhe me kapele.

Recommended