Ora News - Vrasja e Vilson Tafçiut për pazare droge? Në kërkim shoku i viktimës/ EMRI

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vilson Tafçiu, në zonën e "Astirit". I dyshuar është shoku i tij Noel Disha, origjinë nga Dibra, ndërsa me viktimën kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohet të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge. Megjithatë, policia në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një konflikt i çastit që solli vrasjen e 29-vjeçarit.

Dy ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Vilson Tafçiut, policia e Tiranës ka zbardhur me prova ligjore ngjarjen ndërsa ka shpallur në kërkim shokun e tij si autor të dyshuar.

Noel Disha nga Dibra dyshohet se qëlloi të riun me 3 plumba në gjoks mbrëmjen e 20 janarit në unazën e re. Disha dyshohet se e ka ndjekur viktimën dhe ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet e tij pasi, ka qenë pikërisht ai që e ka thirrur nga lokali dhe më pas qëlluar për vdekje.

Sipas policisë ngjarja u regjistrua pas një konflikti të çastit, ndërsa blutë kanë kryer kontrolle në disa ambiente dhe terrene ku dyshohet se mund të fshihej 29-vjeçari. Nga kërkimet e deritanishme ende nuk është arritur diçka konkrete për lokalizimin e Dishës, ndërsa nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrasja-e-vilson-tafciut-pazare-droge-ne-kerkim-nje-29-vjecar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended