“Zgjerimi nuk është tabu”/ Komisionieri në Shkup: Lajme të mira për 2 vendet

  • 4 years ago
Komisioneri europian i zgjerimit, Oliver Varhelyi, deklaroi në Shkup se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.


Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Oliver Spasovski, Varhelyi tha se pret që vendet anëtare të bllokut të marrin një vendim përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor, që duhet të mbahet në Zagreb në muajin maj.

?Kam një lajm të mirë për integrimin e Ballkanit Perëndimor: procesi do të vazhdojë. Për ta bërë këtë, ne duhet t?i shpejtojmë proceset dhe t?i bëjmë ato më të sigurta. Për Komisionin e ri Europian, zgjerimi nuk është tabu, është një përparësi. Punën time do t?ia përkushtoj pikërisht arritjes së zgjerimit?, ka thënë Varhelyi.

Nga ana tjetër, Spasovski tha se Varhelyi e ka njoftuar se Komisioni Evropian, deri në fund të muajit, do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit. Tetorin e vitit të kaluar, BE-ja nuk e miratoi nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kishin përmbushur kushtet. Vendimi u bllokua nga Franca, që kërkoi reformat ë mëtejshme nga të dy vendet, por këmbënguli në të njëjtën kohë edhe për reformën të vetë procesit të zgjerimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OliverVarhelyi#Negotiations#TopChannel

Recommended