Wake Up/ Mira Rakacolli: Njerëzit po sillen njësoj si para pandemisë. Virusi nuk është larguar

  • 4 years ago
Që prej një jave në vend nga dita në ditë ka një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Rihapja e vendit në masën 97% me përjashtim vetëm të disa aktiviteteve ka sjellë ditën e djeshme shtim të raste të reja, shifra më e lartë kjo që nga fillimi i pandemisë në vend. Për shifrat në rritje dhe se si po e përballon sistemi shëndetësor këtë situatë, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, doktoreshë Mira Rakacollin tha se në momentin që u bë hapja pritej rritja e numrit të të prekurve. "Me hapjen e prisnim edhe numrin në rritje. Ndaj kemi menduar dhe një maksimum numrash dhe se deri ku mund t'i përballojë sistemi shëndetësor. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë?, tha ajo duke evidentuar se shqetësues është fakti se ka rënë vigjilenca e kujdesit ndaj virusit nga ana e qytetarëve. ?Po vëmë re se njerëzit po sillen njësoj si para se të ndodhte pandemia. Virusi nuk ështëlarguar. Ne nuk kemi deklaruar që nuk ka më pandemi, ne kemi një qasje tjetër ndaj pandemisë"- dhe ky është problemi më i madh sipas Dr. Mira Rakacolli. Pyetjet se: A po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës?, Rakacolli iu përgjigj: Do të duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar qoftë dhe pa simptoma, sëmundjen që të flasim për imunitetin e popullatës. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina."

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended