Zgjerimi i BE: Propozimi francez nuk është i vetmi

  • 4 years ago
Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet.

Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020, kur sërish do të mblidhen liderët e BE.

?Nuk ka ndonjë konkludim nga ky takim, por ideja është që të dërgohet një sinjal i qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Të gjithë ne e mbështesim këtë perspektivë?, tha Tupurainen.

Mbështetja formale e Ballkanit Perëndimor është ndoshta edhe elementi i vetëm që bashkon vendet anëtare. Shumica prej tyre janë dakord me vazhdimin e procesit. Qëllimi është që në samitin e majit në Zagreb, ku do të mblidhen krerët e BE dhe Ballkanit Përëndimor, të vendosen bazat e një politike efikase të zgjerimit.

Kërkesat e Parisit

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Amélie de Montchalin foli për një proces më efikas, konkret dhe të besueshëm të zgjerimit. ?Tani shohim që procesi nuk po funksionon, sepse po zgjat tepër, është zhgënjyes, zhvillohet sipas automatizmave të caktuar dhe qytetarët nuk shohin ndonjë interes në këtë proces.?

Duke folur për propozimin francez, Amélie de Montchalin tha se ai parashikon kushte më të rrepta, mbështetje financiare dhe mundësinë e kthimit mbrapa të vendeve kandidate. Ashtu siç është tani, sipas saj, procesi nuk po jep rezultatet e pritura. Si dëshmi ajo përmendi faktin që përkundër negociatave shumëvjeçare, po vazhdon procesi i zhvendosjes së njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

?Ka ardhur koha të largohemi nga tregimet e mëdha dhe të shtrojmë çështjen e ndryshimeve esenciale ? pra mbështetjes së qytetarëve të Balllkanit Perëndimor, të cilët presin shumë nga BE?, tha ajo.

Propozimi francez nuk ishte zyrtarisht në rend dite në këtë takim. Por burimet e informuara mirë thonë se disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë propozim, ndërsa të tjerat e kanë mbështetur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended