Ora News - Ja snajperi me të cilin mendohet se u ekzekutua Kastriot Reçi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ora News siguron foton e snajperit me të cilën mendohet se është ekzekutuar Kastriot Reçi mesditën e 7 janarit 2020 në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Nga informacionet e siguruara nga gazetarët snajperi është gjetur poshtë pallatit shumë katësh, gati 150- 200 metra larg lokalit ku dhe ndodhi ekzekutimi.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe analizimi i të gjithë të dhënave, dyshohet se qitësi ishte profesionist dhe dyshimet janë se ai ishte vrasës me pagesë.

Dje u publikua në youtube një video e momentit të ekzekutimit të 47 vjeçarit menjëherë sapo përshëndetet me një grua dhe një fëmijë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, 47 vjeçari u qëllua pasi puthi një fëmijë, i cili fatmirësisht nuk u rrezikua por u përfshi në ngjarjen tragjike.

Nga pallati ku kreu vrasjen, autori dyshohet se u largua i maskuar si grua, ndërsa maska u gjet në afërsi të tregut.

Kjo provë dhe pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar autorin po analizohen më imtësi, por sipas burimeve identifikimi mbi bazë të pamjes është i vështirë.

Ndërkohe po verifikohet edhe telefoni i viktimës për të parë bisedat telefonike apo dhe mesazhet e kohëve të fundit me ndonjë person të dyshimte.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ja-snajperi-me-te-cilin-mendohet-se-u-ekzekutua-kastriot-reci

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended