“Me syrin e snajperit”, tvklan.al ne vendin nga u ekzekutua me 1 plumb Kastriot Reçi

  • 4 years ago
Tvklan.al ka shkuar në vendin nga u realizua qitja për vrasjen e Kastriot Reçit mesditën e 7 Janarit në Rëshen.

Gazetari Spartak Koka sjell pamje nga banesa e braktisur në një pallat disa katesh, ku ishte strehuar vrasësi profesionist i 47-vjeçarit. Pikërisht nga kjo dritare ngjyrë kafe me e mbyllur, snajperi ishte pozicionuar për të realizuar qitjen. Një hapësirë e vogël, por e mjaftueshme, mes murit dhe grilës së dritares, i ofronte snajperistit fushëpamjen e plotë të qendrës së Rrëshenit, pikërisht aty ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Reçi.

Goditja ka qenë precize dhe e saktë. Kastriot Reçi u qëllua me një plumb në zemër dhe mbeti i vrarë menjëherë. Burimet policore thonë se snajperisti kishte përdorur armë me silenciator, dhe për këtë arsye nuk u dëgjua krisma, sikurse kanë pohuar dhe dëshmitarët, të cilët janë shprehur se vetëm kanë parë Kastriot Reçin të rrëzohej në tokë.

Banesa në katin e fundit të një pallati ishte e braktisur dhe vrasësi kishte hyrë me forcë në ambientet e brendshme të apartamentit. Vendi ku ai ishte pozicionuar, i jepte mundësinë atij që të mos ekspozohej pasi ishte tërësisht e padukshme nga jashtë.

Pas vrasjes, autori u largua qetësisht dhe armën e krimit e kishte hedhur në pjesën e pasme të pallatit. Nga burimet hetimore mësohet se qitja është kryer nga një distancë rreth 150 metra, çka do të thotë se snajperisti ka qenë profesional duke qenë se ?misionin? e kreu me një goditje të vetme nga një distancë e tillë.

Recommended