Ora News - Zbardhet dinamika: Autori i ekzekutimit Kastriot Reçi i maskuar si grua

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vrasja mesditën e 7 janarit 2020 të Kastriot Reçit në qendër të qytetit të Rrëshenit ka ngritur policinë dhe grupin hetimor në këmbë për të arrestuar autorët.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe hetuesit kanë arritur të zbardhin dinamikën e këtij krimi i cili mendohet se është kryer me snajper nga një pallat në distancë 150- 200 metra nga lokali në pronësi të Reçit.

Sipas burimeve nga hetimet autorët kanë qenë dy persona të cilët kishin udhëtuar drejt Rrëshenit me një automjet që në orët e para të mëngjesit.

Pasagjeri është ulur nga makina dhe nga bagazhi ka marrë një çantë të madhe dhe është ngjitur në pallat.

Në katin e 7 të një banese që ishte në pronësi të një personi mik me Armando Gjinin dhe ka vendosur snajperin. (Armando Gjini i njohur dhe si Tonin, u vra në gusht të 2019 pasi iu vendos tritol në makinën e tij.)

Sipas pronarëve dera është hapur me forcë pasi nuk ka pasur brenda banorë.

Mësohet se autori, ende i paidentifikuar, ka pritur disa orë për të ruajtur momentin e duhur.

Rreth orës 11:00 Reçi së bashku me të vëllanë ka parkuar makinën dhe kanë shkuar në drejtim të lokalit. Më pas ka takuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa i vëllai ka hyrë në lokal.

Në momentin kur është shkëputur nga gruaja me fëmijë drejt tij është qëlluar me snajper. Kastriot Reçi është qëlluar direkt në zemër me një plumb.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbardhet-dinamika-autori-i-ekzekutimit-kastriot-reci-i-maskuar-si-grua

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended