Spitali Psikiatrik Shkodër - (28 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është spitali neuropsikiatrik i Shkodrës. Ky është pavioni i burrave në katin e tretë. Të 40 pacientët kanë 5 vjetë që nuk kanë parë me sy as çarçaf e as jastëk, por ata nuk qahen kur shohin se ka edhe më keq. Ky pacient psh, fle zbuluar mbi llamarinë. Bashkë me bataniet, dyshekët, çarçafët, jastëkët etj, këtë dimër pacientët e neuropsikiatrisë u mungon edhe ngrohja.

Drejtuesit e spitalit tregojnë se ende nuk është lidhur kontrata për të bler solarin me të cilin funksionon kaldaja. Ndërsa kjo valixhe është e gjithë farmacia e këtij spitali. Siç dëshmojnë infermierët një pjesë e ilaçeve mungojnë. Disa të tjera janë të skaduara.

Në këto kushte një i sëmurë psikik si zor të shërohet, në mos u sëmurtë më keq. Kur një pacient i këtij lloji sëmuret dhe bëhet agresiv duhet të mbyllet në dhomën e izolimit. Punonjsit e spitalit vërejnë se muret që tani janë të zhveshur duhet të jenë të izoluar me bukë peshku të paktën 10cm meqë i sëmuri në krizë përplaset dhunshëm pas tyre. Gabim janë vënë edhe telat e çelsat elektrik, po nuk u vendosën në tavan, pacienti i shkul dhe mund të vdes nga goditja e korentit. Sa për ta mbyllur këtë kuadër infermierët pohojnë se pacientët kanë mbi dy muaj pa u larë./tvklan.al

Gazetar ? Armir Shkurti

Recommended