Shkodër vritet polici - (3 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot në orët e para të mëngjesit një polic ka mbetur i vrarë në një fshat afër qytetit të Shkodrës.Gjelosh Kola 30 vjeç ka humbur jetën gjatë një aksioni për kapjen e një përsoni në kërkim. Gjatë shkëmbmit të zjarrit ka mbetur i plagosur një polic tjetër i komisariatit të Shkodrës, Nuredin Dunisha.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5 e 30 në fshatin Shtojë i Vjetër, ku forcat e rendit rrethuan dhe tentuan të hyjnë në shtëpinë e Mark Lekanit. Ky i fundit kërkohej nga uniformat blu që prej tre vjetësh si autor I jë vrasje dhe plagosje të rëndë. Për këtë krim Lekani ishte dënuar më 17 vjet burg por ishte mundur të arratisej gjatë trazirave të marsit ?97.

Forcat e policisë kanë hyrë sot në mëngjes në shtëpinë e Mark Lekanit por ky I fundit i ka pritur me zjarr, ka qëlluar me pistoletë duke lënë të vdekur në vend policin Gjelosh Kola dhe plagosur rëndë Nuredin Dunishën. Policë të tjerë të grupit kanë ndërhyrë më shpejtësi duke paralizuar veprimet e Lekanit dhe duke e prangosur atë. Vrasja e policit nga Shkodra Gjelosh Kola sot në mëngjes ka shtuar emrat në listën e gjatë të policëve vrarë në krye të detyrës./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended