Spektakli i ri në Tv Klan - (13 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Spektakël i ri në Tv Klan. Emrat më të njohur të humorit shqiptar do të jenë të pranishëm në shfaqen satirë të së premtes. Nën drejtimin e regjizorit Leka Bungo sot kanë nisur xhirimet për realizimin e spektaklit të kësaj jave. Kamera e Tv Klan ka shkuar në teatrin e Rubairave ku po realizohet një pjesë e xhirimeve.

Regjizori Bungo ka treguar për mikrofonin tonë disa nga detajet e spektaklit humoristik.

Regjizori Leka Bungo:- ?Ky do të jetë një spektakël me karakter politikë. Ntyrisht do të ketë natyrë të humorit, madje i kapërcen kufijtë e humorit në planin e satirës dei në grotesk. Ne kemi angazhuar ata shkrimtar të humorit nga më të mirët e vendit, si humoristi i njohur Koço Devole?.

Kështu teleshikuesve të Tv Klan do tu shtohet dhe një surprizë më shumë me spektaklin që do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended