Emisioni i ri "Klan Futboll" - (18 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Duke u munduar të realizoj atë pjesë të munguar të realitetit edhe në sportin shqiptar Tv Klan realizoi nëpërmjet programacionit emisionin e ri sportiv "Klan Futboll". Ky emision do të transmetohet drejtëpërdrejtë çdo të shtunë, do të sjelle çdo të re nga sporti shqiptar. Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha duke krijuar një lidhje me të gjitha rrethet e shqiperisë ka mundur të realizojë kronikat sportive nga vendi. Për realizimin e këtij emisioni, regjizori Artur Bejzati shprehet:

Artur Bejzati:- ?Kjo erdhi si një ide e nevojës së programacionit të Tv Klan dhe si një borxh i Tv Klan për spektatorët e futbollit, sepse hapesira e futbollit shqiptar ishte shumë e vogël në televizionet tona. Kjo u realizua kur gazetari Dritan Shakohoxha erdhi pranë Tv Klan, me idenë e tij për tju paraqitur spektatorit me diçka të veçantë dhe lindi ?Klan Futboll?. Në këtë emision me ide të gazetarit Shakohoxha do të marrin pjesë personalitete të lartë të futbollit shqiptar me komentet e tyre. Njëkohësisht ky gazetar do të shfaq veten pak më tepër?.

Ky realizim për Tv Klan është një hap më tej pasi struktura të tilla të emisioneve krijojnë një fytyrë të re pë programacionin, të cilat kanë qenë të suksesshme edhe në kanalet e huaja televizive./tvklan.al

Recommended