Sport futboll Kupa e Shqipërisë, Volejboll - (2 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Zhvillohet në stadiumin Selman Stermasi takimi për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë Tirana-Kukësi. Takimi i parë i zhvilluar të dielën në Kukës në barazim 1-1. Kampionet e Tiranës kanë fituar thellë me rezultatin 7-1, duke qenë zyrtarisht rivalja e Teutës së Durrësit në çerekfinale. Në bazë të shortit të hedhur çiftet që do të takohen nesër në turin e dytë të kësaj kupe janë. Shkumbini ? Vllaznia, Lushnja ? Bylis dhe Dinamo ? Tomorri, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ?Qemal Stafa? në orën 14. Takimet e kthimit në 13 Shkurt, ndërsa takimi i parë Teuta ? Tirana do të luhet më 13 Shkurt.

Volejboll ekipet e Studentit, Dinamos, Teutës dhe Lushnjes do të nisin nesër në pallatin e sportit ?Asllan Rusi? në kryeqytet, të cilat do të jenë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në Volejboll për femra. Sudenti dhe Dinamo kanë vendet e para në takimet eliminatore të grupit A, që u zhvillua në Tiranë, ndërsa ekipet Teuta dhe Lushnja kanë dalë fituese në grupin B. Nesër do të takohen Studenti-Lushnja dhe Dinamo-Teuta. Fitueset e ketyre çifteve do të ndeshen më 4 shkurt për të përcaktuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra në vitin 2000./tvklan.al