Sport futboll, Kupa e Shqiperisë - (21 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të shtunën do të nis sezoni i ri futbollistik për vitin 2000. Ky sezon do të jetë turi i dytë i Kupës së 47-të të Shqipërisë, ai që do të vërë përballë 8 çfte e para të këtij turi, sipas këtij shorti.

Skënderbeu-Bylis, gjyqtar Idriz Gashi (Durrës)
Partizani-Shkumbini, gjyqtar Ferzi Topçiu (Pogradec)
Besa-Lushnja, gjyqtar Ylli Cufe (Korçë)
Flamurtari-Teuta, gjyqtar Sokol Jareci (Tiranë)
Shqiponja-Tomorri, gjyqtar Ilir Kristo (Tiranë)
Apolonia-Vllaznia, gjyqtar Enver Meçe (Vlorë)
Elbasani-Dinamo, gjyqtar Sazan Velçani (Patos)
Kukësi-Tirana, gjyqtar Arian Likja (Lushnje)

Ndërkohë nesër do të aktivizohen edhe emra të rinj në përbërjen e tyre, kështu Altin Rica nga Partizani do të kaloj te Shqiponja, Albin Aalla në Tiranë do të luaj me Bylisin, Fatjon Ymeri nga Dinamo do të luaj me ekipin e Tiranës, Gentian Begeja nga Teuta kalon te Shqiponja. Klodian Asllani nga Tomorri kalon te Bylis. Oltjon Osmani nga Elbasani kalon te Shqiponja dhe Ruko e Adili do të aktivizohen me ekipin e Apolonisë./tvklan.al