Fadromat shembin pallatet në Laç - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej 26 nentorit, tërmeti e transformoi dukshëm pamjen e qytetit të Lacit.Në lagjen numër 4 vijon shembja e shtatë pallateve të mbetura në këmbë, pas dëmtimit që pësuan nga lëkundjet e forta.Fadromat e IKMT-së vazhdojnë prej të hënës shembjet, ndërsa zona është e bishatisur.Policia vendosi edhe një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve.Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlida Cara u shpreh se pas shembjes do të fillojë menjëherë pastrimi i zonës nga inertet.Ato do të depozitohen ne afërsi te autostrades.Por bashkia ende nuk ka një plan se ku do të bëhen ndërtimet e reja, që pritet të realizohen nga donacionet e qeverisë turke.

Recommended