Nis riparimi i dëmeve tek pallatet e para vitit 1993 në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky pallat i ndërtuar para vitit 1993 nuk ka asnjë dëmtim në strukture.Lekundja e 26 nëntorit i dëmtuan muret e brendshme dhe të jashtme, për këtë arsye ekspertët nisen punën për riparimet e tyre.Punonjësit e bashkisë së Durrësit nën asistencën e eksperteve izraelite nderhyne ne muret e shembura.GOLAN VACHKOLONEL?Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; dëmet janë një sfidë por realizohen. I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka?Për inxhinieret shqiptare është shumë i rendesishem perforcimi i strukturave aty ku ka demttim te tyre.Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak Durrës miratoi punësimin e 100 punonjësve të fushës së ndërtimit për një periudhë 3 mujore.Ata do të angazhohen në riparimin e dëmeve në pallatet para vitit 1993.

Recommended