Shoqata e Ndërtuesve: Pallatet e kaluan provën e sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka reaguar pas tërmetit me magnitutë 5.8 ballë që goditi Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe zonat përreth pasditen e të shtunës.Në një deklaratë për mediat, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Artan Dulaku shprehet se të gjitha ndërtimet e kryera para dhe pas ndryshimeve I kanë rezistuar me sukses gjithë goditjeve të tërmetit dhe se kanë konfirmuar se puna e ndërtuesve dhe projektuesve ka qenë serioze.Duke deklaruar me përgjegjshmëri se puna e ndërteusve është një siguri për qytetarët dhe se ndërtimet e Shoqatës së Ndërteusve janë të sigurta sa I takojnë qendrueshmërisë, Artan Dulaku thekson se SHNSH është e gatshme që të vihet në dispozicion të pushtetit qendror e lokal për ekspertiza e vlerësime eventuale.Dulaku I bën apel gjithashtu Shtabit të Emergjencave që të dal me komunikata shtypi çdo 24 orë me qëllim edhe shmangien e lajmeve te rreme në media.

Recommended