"Antishpifja"kundërshtohet nga ish-ministri i Jashtëm Bushati dhe opozita

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mazhoranca nuk është tërhequr nga miratimi i ligjit antishpifje. Në Kuvend kryeministri Rama duke iu referuar rasteve që kanë shpifur ndaj tij, theksoi se një ligj i tillë është në shumicën e vendeve të BE. Opozita parlamentare është shprehur kundër draftit, duke theksuar se nisma e largon Shqipërinë nga BE.

Kryeministri, Edi Rama, me mjeshtrinë e tij e largoi vëmendjen nga gazetarët protestues para Parlamentit, duke mbajtur fjalën në seancë në të njëjtën kohë me ta.

Shefi i mazhorancës, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë daljeve të tij publike, e mbrojti paketën antishpifje, duke injoruar zërat që i kërkuan atij ta tërhiqte këtë projektligj.

Rama: Jemi përballë një turme që nuk lexon.Qëllimi i këtij ligji është një kornizë ligjore për të rregulluar dhe disiplinuar veprimtarinë e një xhungle.Është një xhungël skllevërish të pa siguruar që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Organizata të rreme fals si profilet fals në Facebook apo si dikush që në emër të një organizate del te Rai3 pa pikën e turpit dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, flet për censurën dhe hatatë që bëhen këtu.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/burimet-brenda-grupit-ps-ditmir-bushati-kerkon-rregullime-ne-paketen-antishpifje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended