Ministri i Jashtëm turk: 'Gylenistët' kontroll në sistemin arsimor, janë dhe në struktura shtetërore

  • 6 years ago
Turqia i kërkon sërish Shqipërisë mbylljen e shkollave të klerikut, Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë gjatë vizitës në Tiranë nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Ditmir Bushati. Turqia akuzon Gylen si njeriun që organizoi grushtin e shtetit verën e vitit të kaluar. Kryediplomati tha se 'gylenistët' kontrollojnë sistemin arsimor në Shqipëri, ndërsa sipas tij kanë ndërhyrë edhe në strukturën shtetërore.

Gylenistët kanë në kontroll sistemin arsimor dhe strukturën shtetërore. Mbyllni shkollat e Gylenit, janë këcënim serioz në Shqipëri. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria dhe këtë presim edhe nga vendi juaj. Të eliminohet FETO në Shqipëri. Të eliminohet veprimtaria kundër Turqisë në Shqipëri.

Mevlut Çavusoglu, minsitër i Jashtëm i Turqisë
Ndërsa përgjigjia e kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati ka qenë se Shqipëria e ka shprehur qëndrimin e saj që pas "grushtit të shtetit" korrikun e vitit të kaluar, duke dënuar tentativën për rrëzimin e pushtetit. "Ne jemi solidarizuar me Turqinë kur atje u bë grusht shteti", ishte përgjigja e Bushatit duke shmangur komentetet për kërkesën e Çavusoglu.

Recommended