Ministri i Jashtëm turk: 'Gylenistët' kontrollojnë sistemin arsimor dhe në struktura shtetërore

  • 6 years ago
Turqia i kërkon sërish Shqipërisë mbylljen e shkollave të klerikut, Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë gjatë vizitës në Tiranë nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Ditmir Bushati. Turqia akuzon Gylen si njeriun që organizoi grushtin e shtetit verën e vitit të kaluar. Kryediplomati tha se 'gylenistët' kontrollojnë sistemin arsimor në Shqipëri, ndërsa sipas tij kanë ndërhyrë edhe në strukturën shtetërore.

Ka një strukturë ?Fetoiste? tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë. Si në vendet e tjera ata kanë përdorur sidomos sistemin arsimor, kanë depërtuar shumë mirë dhe brenda në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhim më hapa të tjerë. Kjo organizatë terrosite është një kërcënim i hapur dhe i madh edhe kundër Turqisë. Ata nuk janë vetëm, e di mirë se si veprojnë ata. E dimë që këtu ka elementë të Fetos dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. ?Ne presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ne i kemi përcjell në një mënyrë të qartë të gjitha kërkesat. Hapat që duhen hedhur për eleminimin e Fetos këtu. Elemeinimin e veprimtarisë kundër turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptar. Gjithashtu janë persona për të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë këtë kërkesë edhe në mënyrë zurtare. Sigurisht, gjithcka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur vendimet përkatëse të gjykatës dhe presim që këto të realizohen. Fondacioni ?Marif? meqënëse pa rrezikun e Fetos ka marrë shumë shkolla në vende të ndryshme ose do të marrë shkollat ekzistuese ose në bashkëpunim me ministrinë e arsimit do të hap vetë shkollat e veta.

Mevlut Çavusoglu, minsitër i Jashtëm i Turqisë
Ndërsa përgjigjia e kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati ka qenë se Shqipëria e ka shprehur qëndrimin e saj që pas "grushtit të shtetit" korrikun e vitit të kaluar, duke dënuar tentativën për rrëzimin e pushtetit. "Përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë por edhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me çfarë ndodhi në Turqi në rrethanat e grushtit të shtetit. Por nga ana tjetër është një vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi?.

Recommended