Ora News - "Të jemi të kënaqur me 50 viktima", dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Është dorëhequr nga postimi kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Vendimi i Sakos erdhi pas një prononcimi në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sako tha se bëri deklaratën nën një stres dhe e lënduar nga reagimet vendosi të japë dorëheqjen.

"E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,"-shkroi ajo në një postim në Facebook.

Në një prononcim për mediat mbrëmjen e së shtunës, Sako tha: ?Për hir të së vërtetës duhet ta themi ky ishte një tërmeti i nivelit shkatërrimtar. Por që jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye se në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dorehiqet-kryebashkiakja-e-durresit-valbona-sako

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended