Report TV - PD 'dorëzon' bashkitë, betohet Gjici, merr detyrën edhe Valbona Sako

  • 5 years ago
PD tërhiqet nga deklaratat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë të zgjedhur nga 30 qershori. Ka vijuar edhe sot në disa bashki të vendit betimi i kryetarëve të rinj. Në Kukës, ku PD kishte paralajmëruar qëndresë dhe protesta, betimi i kryebashkiakut Safet Gjici është bërë qetësisht në sallën e mbledhjeve në godinën e prefekturës.

Gjici më pas është futur në zyrën e tij ku ka qenë vetëm sekretari. Ndërkohë që konstituimet kanë vijuar edhe në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Skraparit, Gramshit dhe Prrenjasit.

Recommended