Paqe edhe në Bulqizë, Damzi i LSI-së i dorëzon detyrën dhe shtrëngon duart me socialistin

  • 5 years ago
Në Bulqizë Melaim Damzi i zgjedhur nga LSI-ja dhe që drejtoi bashkinë për 4 vite sot i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri që u zgjodh nga 30 Qershori. Pavarësisht protestave dhe bojkotit të opozitës në qendër, në bazë situata është ndryshe, pasi Melaim Damzi paqësisht i ka vendosur shiritin dhe i ka dorëzuar detyrën Lefter Allës duke shtrëgnuar duart.

Në krye të këshillit me 21 anëtarë u zgjodh Gëzim Xhafa perfaqesues i Partise Socialiste. Pas betimit Lefter u shpreh se ne mandatin e tij do te jete transparent per te gjitha premtimet e tij dhe se stafi i bashkise Bulqize do te jete ne sherbim te gjithe banoreve. Te pranishem ne konstituimin e keshillit Bashkiak ishin Zv ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, deputetja e qarkut Diber Almira Xhembulla si dhe prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu. Pas betimit kryetari i ri i bashkise Bulqize Lefter Alla ju drejtua zyres duke nisur diten e pare te punes.

Recommended