Shkollat e Durrësit mësim me 3 dhe 4 turne/ Sako: 32 të shembura nga tërmeti,10 në proces rindërtimi

  • 3 years ago
DURRËS- Me 32 shkolla të shkatërruara nga tërmeti, viti i ri shkollor 2020-2021 nuk do të jetë i lehtë për Durrësin.  Janë plot 12 mijë nxënës në gjithë Bashkinë e Durrësit që do të duhet të transferohen në shkolla të tjera, pasi institucionet ku ato mësonin janë jashtë funksionit.

"Situata ku gjendet bashkia e Durrësit këtë vit është sfiduese, kemi në procesin e rindërtimit 32 objekte 10 prej tyre ka filluar puna. Kjo bën që 12 mijë nxënës të transferohen në institucione të tjera arsimore", tha Kryetarja e Bashkisë së Durrësit.

Në intersitën për Report Tv, Emirjana Sako deklaroi se mësimi do të zhvillohet me 3 dhe 4 turne.

"Procesi është i organizuar në orë 30 minutëshe. Kemi disa shkolla në qytet që do bëjnë mësim me 3 dhe 4 turne", u shpreh Sako.

Është pushteti vendor që po merret me sistemin në shkolla të tjera të 12 mijë nxënësve që i përkasin shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

"Kjo është një periudhë 3 mujore, pasi shpresojmë të kemi shpejt shkollat e reja që po rindërtohen. Ndërsa gjatë kësaj kohe nxënësit e shkollave të dëmtuara do mbështeten me transport nga bashkia", tha më tej ajo.

Fatmirësisht shkollat e njësive administrative në zonat rurale nuk janë dëmtuar me përjashtim të shkollës së Rrashbullit e cila është në proces rindërtimi. Kryebashkiakja tha se tre muaj e parë do të jenë më të vështirë, dhe për të sistemuar të gjithë nxënësit do të kërkohet ndihmë nga shkollat private për tu vënë në dispozicion ambientet e tyre.

Recommended