Hysenlliu: Pallatet ne Thumane nuk ishin verifikuar

  • 4 years ago
Tërmeti i 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter shkaktoi shumë viktima. Dhjetëra persona kanë humbur jetën për shkak se u bllokuan nën rrënoja.
Zonat më të prekura ishin Durrësi dhe Thumana, ku është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave dhe banesave të shkatërruara. Në Thumanë u rrëzuan dy pallate duke zënë poshtë 23 persona.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, deklaroi gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan se pallatet e Thumanës nuk ishin verifikuar pas tërmetit të 21 Shtatorit për shkak se tërmeti i atëhershëm nuk e pati epiqendrën atje.
Mirëpo gazetarja e TV Klan, Rashela Shehu, tha se banorët kanë pohuar se janë kryer inspektime, të cilat kanë rezultuar se ato objekte ishin të banueshme.
Mentor Kikia: Pallatet e Thumanës ishin verifikuar apo jo?
Agron Hysenlliu: Jo! Sepse tërmeti që ra nuk ra në Thumanë. Zona që ka kapur tani është zona e Thumanës.
Rashela Shehu: Banorët kanë pohuar në shumicë që inspektimet që janë bërë atje kanë rezultuar të banueshme. Janë dëshmi të njerëzve. /tvklan.al

Recommended