Prokurorët marrin provat te pallatet që morën 24 jetë në Thumanë dhe shkolla që u shemb

  • 4 years ago
KRUJE-Në Thumanë grupi i prokurorëve dhe policisë kanë vijuar edhe ditën e sotme mbledhjen e provave materiale nga tre pallatet që u shembën në 26 nëntor nga tërmeti duke marrë 24 jetë dhe shtatë të tjerët që janë shembur në ditët e fundit me ekskavator nga IKMT-ja, pasi ishin kthyer në rrezik për banorët duke qenë se nuk u certifikuan si të banueshme. Report Tv sjell pamjet nga Thumana, ku pjesë betoni, arkitrarë, por edhe hekur e inerte janë marrë me kamion për t'u dërguar në laborator për të analizuar cilësinë.

Gjithashtu përpos godinave të banueshme, edhe te shkolla që u shemb sot, prokuroria ka marrë në terren mostrat e nevojshme (hekur, beton, tulla...) të cilat do të analizohen në laboratorë për të përcaktuar fortësinë e tyre, pasi vetëm pak muaj më parë (në gusht) ishte rikonstruktuar. Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës nisën tre hetime për dëmet e mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Një hetim është për godinat e shembura që lanë pas viktima nënë rrënoja. Hetimi i dytë po kryhet për 200 godina të dëmtuara në Durrës. Ndërsa hetimi i tretë është për qindra godina te tjera të dëmtuara në Tiranë.

Recommended