Report TV - Përgjimet në Bild/ LSI: Dosjet do të ishin varrosur nëse nuk do ishin publikuar

  • 5 years ago
Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një deklaratë për mediat ka komentuar përgjimet e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Sipas Luan Ramës tashmë krimi i organizuar është kthyer në krim shtetëror. Ndërsa për sa u përket ruajtjes së hetimit tatimor Rama ka deklaruar se kjo është çështje e Prokurorisë dhe jo e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa ka thën se urdhri për të mos publikuar përgjimet në lidhje me dosjen 339 në media, zv kryetari i LSI ka thënë se është një akt i shëmtuar që cenon lirinë e medias.

?Krimi elektoral për fat të keq është i shtrirë në një zonë më të gjerë. Dosja 339 edhe për aq sa na është dhënë përmes publikimit të disa përgjimeve, edhe ato që u dhanë së fundmi nga BILD është mjaftueshme për të kuptuar se krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror. Të gjithë tashmë e kanë të qartë se si janë vjedhur votat, si janë blerë votat dhe si është krijuar mazhoranca e krimit. Të gjithë janë të qartë se si janë bërë listat për deputet të mazhorancës. Ruajtja e sekretit hetimor është çështje e prokurorisë dhe jo e deputetëve të mazhorancës. Halli i deputetëve të mazhorancës është përmbajtja e përgjimeve të zbardhura. Përmbajtja e dosjeve që mbahen të mbyllura dhe pa u trajtuar ligjërisht siç e kërkon ligji, të cilat nëse nuk do ishin publikuar do ishin varrosur për shkak të një prokurorie të kapur?, ka thënë ndër të tjera Luan Rama.

Recommended