Tirana shpallet “Kryeqyteti Europian i Rinise 2022”

  • 4 years ago
Tirana shpallet ?Kryeqyteti Europian i Rinisë? për vitin 2022. Në një ceremoni që u mbajt në Amiens të Francës, kryeqyteti i Shqipërisë u vlerësua me çmimin e parë, në një garë mes 4 qyteteve të tjerë finalistë, Baia Mare (Rumani), Kazan (Rusi), Pozna? (Poloni) dhe Vara?din (Kroaci).

Për delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryebashkiaku Veliaj, ky vlerësim ishte fokusi i Bashkisë në drejtim të të vegjëlve dhe të rinjve.

I pranishëm në ceremoni, presidenti francez Emmanuel Macron u ndal tek të rinjtë, për rolin e tyre në mbrojtjen e vlerave europiane.

?Rinia sot në Europë dhe në Francë luan një rol të rëndësishëm. Janë disa kushte që dua t?i ndaj me juve, siç janë kultura, demokracia, klima, ekologjia, dhe angazhimi ynë për Europën tonë. Duhet të punojmë të gjithë dhe të kemi entuziazmin për të përcjellë ngjyrat e Europës, vlerat e saj. Kjo është përgjegjësia jonë?.

Vendimi për Tiranën u dha nga një juri e specializuar me anëtarë nga Parlamenti Evropian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Rinisë i Këshillit të Evropës.

Gjatë një viti, Tirana do të ketë aktivitete të shumta, duke u kthyer në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës.

Tv Klan

Recommended