Tirana ne gare per “Kryeqytetin Europian te Kulturës 2024”

  • 6 years ago
Viti 2024 mund ta gjejë Tiranën si kryeqytetin evropian të kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Europë, lajmi vjen nga Firence ku kryebashkiaku Veliaj mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës.

"Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së saj për vitin 2024?.

Për kryebashkiakun Veliaj kjo është një mundësi e artë për Tiranën.

?Si të gjitha qytetet që kandidojnë për të qenë mikpritës të Lojërave Olimpike, Kampionatit Botëror të Futbollit apo të aktiviteteve të ndryshme, përgatitjet fillojnë vite më përpara. Ndaj, po i fillojmë përgatitjet 4-5 vite përpara, që kur të kemi edhe infrastrukturën, edhe buxhetin e nevojshëm, plus ndihmën që vjen nga Komisioni Evropian, besoj do të prodhojmë një histori tjetër suksesi për Tiranën tonë".

Tv Klan

Recommended