Nesër ndeshja Tirana-Kukësi/ Nëse fiton me 3 gola diferencë, ekipi kryeqytetas shpallet kampion

  • 4 years ago
Ditën e hënë do të luhet ndoshta finalja e kampionatit mes Tiranës dhe Kukësit, ku një fitore e bardhebluve mund t?i shpallë ata kampion për herë të 25-të në histori, 4 javë përpara mbylljes së kampionatit.


Rëndësia e kësaj ndeshjeje e ka bërë edhe trajnerin bardheblu Emnauel Egbo të mos e konsiderojë thjesht si një ndeshje radhe këtë përballje, po duke patur strategjinë e tij.

Ndërkohë humbja me Bylisin dhe aludimet për atë ndeshje nuk kanë kaluar fare pa pasoja, por Egbo shmang çdo koment të tepër duke theksuar se Tirana do të kalojë në finale të kupës.

Nga ana tjetër, Orges Shehi është i vetëdijshëm se për të qëndruar ende në garë për titullin deri në fund edhe pse 9 pikë prapa Tiranës në këto momente, i duhet me doemos fitorja.

Bardheblutë shpallen kampion ditën e hënë nëse fitojnë përball Kukësit me 3 gola diferencë, ndërkohë që me 2 gola diferencë vendos golavarazhi dhe me një gol do të shtyhet për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë një ndeshje tjetër e rëndësishme që do të luhet ditën e hënë do të jetë ajo mes Teutës dhe Skëndërbeut, një duel për vendet e zonës evropiane, një objektiv më i vlefshëm sigurisht për Teutës, duke qenë se korçarët nuk janë të licensuar për ndeshjet evropiane, plus edhe dënimi.

Ndërkohë ndeshja tjetër që mbyll javën e 32-të të Superligës është ajo mes Bylisit dhe Partizanit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirana#Kukesi#TopChannel

Recommended