Ora News - PS fajëson Bushatin për Shkodrën, e lë jashtë procesit reformues

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për situatën e krijuar në Shkodër, PS duket se ka bërë përgjegjës Ditmir Bushatin, ndërsa ky i fundit nuk është përfshirë as në procesin e reformimit të degës partiake në kryeqendrën e veriut. I deleguari për Shkodrën, Arben Pëllumbi, tha në studion e televizionit Ora se ish-ministri ka qenë në krye të punëve kur ndodhën të gjitha problemet, dhe si rrjedhojë, nuk mund të jetë pjesë e ristrukturimit.

Partia Socialiste ka bërë përgjegjës Ditmir Bushatin për zhvillimet negative në Shkodër me rastin e Valdrin Pjetrit, ndërsa ish-Ministri nuk do të përfshihet në procesin reformues dhe ristrukturues të degës së kësaj partie në kryeqëndrën e veriut.

Lajmin e dha i deleguari i PS-së për Shkodrën, Arben Pëllumbi, i cili u shpreh se problemet në këtë qark u krijuan në momentin që në krye të degës ishte pikërisht ish-kryediplomati, i kthyer tashmë në një zë kritik brenda socialistëve.
Pëllumbi: Zoti Bushati ishte drejtues politik i qarkut të Shkodrës, dhe përderisa qarku i Shkodrës pati ato probleme që pati, në këtë pjesë strukturimi zoti Bushati nuk është përfshirë.

Sa i përket situatës së krijuar, z. Pëllumbi, u shpreh se PS ka propozuar një zgjidhje për këtë problematikë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ps-fajeson-bushatin-shkodren-e-le-jashte-procesit-reformues

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended