Ora News – Tarifa për Ora News: Demokracia nuk funksionon pa opozitën, zgjidhja vjen nga jashtë
  • 5 years ago
#oranews #fatostarifa
Zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme që vendi të dalë nga kriza pas lënies së mandateve prej opozitës. Ish-ambasadori, Fatos Tarifa, shprehet se politikanët shqiptarë nuk e kanë aftësinë për ti dhënë zgjidhje, por shprehet se formula do të vijë do të vijë e gatshme nga institucionet e huaja të BE dhe SHBA.

"Prishja përfundimtare e rregullave të lojës në një demokraci".

Funksionimi i parlamentit pa prezencën e opozitës shihen si rrezik për funksionimin e demokracisë në Shqipëri.

Për ish-ambasadorin, Fatos Tarifa, në momentin kur edhe nga mazhoranca nuk ka një ofertë, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të dalë nga kriza.

Madje ai shton se politikanët shqiptarë nuk e kanë aftësinë për të gjetur zgjidhje.

Tarifa: Situata mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme të cilat mund të bëhen të domosdoshme nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Por bisedimet nuk mund të jenë përjashtuese, ose si dua unë, ose nuk ka. Askush nuk mund të fitojë gjithçka, që ik ti dhe lër postin e qeverisë, krijo një qeveri teknike të marrim pjesë dhe ne për të organizuar zgjedhje të reja.

Tarifa mendon që delegacioni i Parlameti Europian nuk do të mund të zgjidhë situatën politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Tarifa: Ndoshta një presion më i madh nga zyrtarë të Bashkimit Europian dhe sidomos nga Uashingtoni mund të bënte më shumë efekt. Ndërhyrja nga jashtë fatkeqëisht është e vetmja mënyrë sesi mund të dalim nga një krizë politike.

Katër muaj para vendimit të Brukselit, Fatos Tarifa mendon se ngërçi politik do të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tarifa-ora-news-demokracia-nuk-funksionon-pa-opoziten-zgjidhja-vjen-nga-jashte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended