PS fajëson Bushatin për Shkodrën, e lë jashtë procesit reformues - I ftuar Arben Pellumbi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #shkodra
Partia Socialiste ka bërë përgjegjës Ditmir Bushatin për zhvillimet negative në Shkodër me rastin e Valdrin Pjetrit, ndërsa ish-Ministri nuk do të përfshihet në procesin reformues dhe ristrukturues të degës së kësaj partie në kryeqëndrën e veriut.

Lajmin e dha i deleguari i PS-së për Shkodrën, Arben Pëllumbi, i cili u shpreh se problemet në këtë qark u krijuan në momentin që në krye të degës ishte pikërisht ish-kryediplomati, i kthyer tashmë në një zë kritik brenda socialistëve.
Pëllumbi: Zoti Bushati ishte drejtues politik i qarkut të Shkodrës, dhe përderisa qarku i Shkodrës pati ato probleme që pati, në këtë pjesë strukturimi zoti Bushati nuk është përfshirë.

Sa i përket situatës së krijuar, z. Pëllumbi, u shpreh se PS ka propozuar një zgjidhje për këtë problematikë.

Pëllumbi: Nuk i kemi kapacitete dhe mundësitë që të kontrollojmë gjithçka. Ne do të bëjmë disa ndryshime ligjore për të parandaluar këtë gjë, duke futur më shumë në lojë si policinë e shtetit ashtu dhe prokurorinë.

Pëllumbi tha se mungesa e dijenisë e ul në maksimum përgjegjësinë morale që PS duhet të mbajë.
Pëllumbi: Nëse ne do të dinim se dikush ka një të shkuar të tillë dhe ti me koshiencë do ta vendosje aty, sigurisht që edhe moralisht do të kishte një lloj përgjegjësie. Por kur ti nuk e di këtë gjë edhe pjesa morale merr një karakter simbolik. Përgjegjësia është sepse ne jemi përfaqësuesit, ne jemi ata që vendosim dhe që zgjedhim. Por gjithësesi edhe në këtë aspekt përgjegjësia morale është shumë e ulët kur edhe kapaciteti jonë për ti kontrolluar këto gjëra është gjithashtu i ulët.

Në mbyllje, Pëllumbi pranoi se për të adresuar këtë problematikë duhet vullnet politik i gjithanshëm.

Per me shume lexoni ne: https://www.oranews.tv/article/ps-fajeson-bushatin-shkodren-e-le-jashte-procesit-reformues

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended