Nga e Para - Familja Vokrri - 12 Nëntor 2019 - Reality Show - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://www.facebook.com/ngaepara2019/ https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familja Vokrri. Vitorja/Endri/Gerta. 18 vite më pare, familja Vokrri zhvendoset në qytetin e Durrësit për një jetë të re, për të ndërtuar një shtepi, një jetë më të mirë, dhe të mund të sigurojnë të ardhura për të rritur e shkolluar fëmijët. Por jeta në një qytet të ri, më të madh, nuk ishte e lehtë, një shtepi nuk mund të blihej dhe as të ndërtohej. Ndaj familjes ju desh të krijonin një ambjent me dërrasa të quajtur ?shtëpi? sa për të patur një çati mbi kokë pasi Gerta ishte vetëm 3 vjeçe.Ato ishin dhe 3 vitet më të vështira të familjes, të Vitores e cila punonte ditë e natë, disa pune njëheresh për të arritur të siguronte disa të ardhura aq sa për të ndërtuar një dhomë, e më pas një tjetër. Kushtet mungonin, por të paktën shtepia kishte mure. Vitet kalonin, fëmijët rriteshin, Vitorja vazhdonte papushim punët e saj çfardo të ishin, shiste në plazh, puntore shtëpie gjithëçka që do ti jepnin mundësi në të paktën të ushqente e shkollonte fëmijët. Ata duhet të arsimohen, të kenë një punë e një jetë më të mirë.Dhe ashtu në vrapin e punëve, stresit të jetës së vështirë, frikës nga e ardhmja Vitorja nuk e dinte se Brenda trupit të saj diçka po ndodhte, ashtu në heshtje një sëmundje e rënde do ta ndalonte vrapin, si për ti kujtuar se ishte koha të kujdesej për veten.
Recommended