Nga e Para - Familja Papajani - 3 Dhjetor 2019 - Reality Show - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://www.facebook.com/ngaepara2019/ https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në këtë puntatë ? Nga e Para ? do të na tregojë sakrificat dhe të papriturat që shpesh herë jeta na sjell. Familja e rradhës është familja Papajani dhe përbëhet nga 4 anëtarë, prindërit Rrapi dhe Dhurata dhe 2 djem Franci djali I madh 16 vjec dhe Kevin I vogli 9 vjec. Para 17 vitesh Rrapi dhe Dhurata martohen dhe jeta e tyre si prinder nisi shumë shpejt, pas 1 viti vjen në jetë djali I madh Franci sot në vit të parë gjimnaz, e më pas djali I vogël Kevin në klasë të dytë. Rrapi dhe Dhurata me shumë sakrifica , herë me punë e herë pa punë janë munduar t?ja dalin e të plotësojnë kushtet më minimale për 2 djemtë. Në moshën 3 vjec e gjys djali I vogël Kevin sëmuret dhe temperatura tepër e lartë bëri që vogëlushi të kalojë sëmundjen e Epilepsisë dhe crregullime autizmi, kjo bëri që Dhurata të lër punën dhe t'i përkushtohet gjatë gjithë kohës Kevinit.E kështu në familje punonte vetëm kryefamiljari ku edhe ky I fundit herë herë ngelej pa punë. Vështirësitë e mëdha ekonomike bënë që djali I tyre I madh Franci të fillonte punë si kamarjer në moshë mjaft të vogël, që në moshën 13 vjec.Familja Papajani kanë 17 vite që jetojnë në këtë shtëpi dhe pavarësisht sakrificave të mëdha ata e patën të pa mundur që të ndërtonin një shtëpi apo të krijonin qoftë edhe kushtet më minimale për të jetuar.
Recommended