Report TV -Fitore me aromë kreu, Partizani s'e diskuton Skënderbeun në 'Selman Stërmasi'

  • 5 years ago
Partizani, skuadra kampionë e Shqipërisë, është rikthyer në krye të klasifikimit në javën e nëntë të Superligës pas fitores 3-1 kundër Skënderbeut. Të kuqtë, në sfidën e zhvilluar në Selman Stërmasi, arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 3 të takimit falë Egzon Belicës që dërgoi në rrjetë topin pas një goditje këndi.

16 minuta më pas Bruno Telushi do të dyfishonte për ?demat? pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi. Para përfundimit të pjesës së parë Skënderbeu do të gjente forcat të reagonte dhe të shkurtonte diferencat me Nazmi Gripshin. Gjithsesi në pjesën e dytë një gol i Erald Çinarit do të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.

Recommended