Report TV -Rëndohet situata e Flamurtarit, Teuta e Martinit s'e diskuton fitoren në Vlorë

  • 4 years ago
Teuta ka marrë fitoren e dytë radhazi në dy ndeshjet e drejtuar nga Edi Martini pasi durrsakët në sfidën e shtyrë për t?u zhvilluar ditën e sotme kundër Flamurtarit kanë marrë tre pikët falë rezultatit 1-3. Fillimisht Emiliano Vila realizoi ?dopietë?, ndërsa golin e tretë për Teutën e shënoi Kallaku, ndërsa për Flamurtarin shënoi sa për statistikë Andi Ribaj.

Ky takim ishte parashikuar të luhej të dielën në orën 13, por u ndërpre në minutën e 9 për shkak të rreshjeve të dendura të shiut. Në këtë mënyrë u bë sfida që mbylli javën e fundit para ndërprejes dimërore. Pas 17 javësh kampionat Kukësi u shpall kampion dimri me 31 pikë, 1 më shumë se Bylisi i vendit të dyte dhe tre më shumë se Tirana e Kukësi që renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Recommended