Report TV -Paqe në ''Selman Stërmasi'', Partizani dhe Qarabag ndahen në barazim pa gola

  • 5 years ago
Partizani e ka nisur aventurën në eleminatoret e Champions League me një barazim, pa gola. Një rezultat që lë sfidën e hapur për në ndeshjen e dytë, e cila do të luhet në Azerbajxhan aty ku do të vuloset dhe fati i kësaj përballje, se kush do të shkojë më tej.

Dhe pse ndeshja u luajt nën reshjet e dendura të shiut përsëri spektakli nuk mungoi. Partizani dhe Qarabag u ndalën nga dy shtylla të cilat nuk zhbllokuan dot ndeshjen. Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme pasi një gol mund t'i kushtonte shtrenjtë. Përsa i përket tifozerisë, Ultras Guerrils nuk munguan, por pjesa tjetër e stadiumit nuk ishte e mbushur tërësisht.

Partizani ka një mision të vështirë në Baku, pasi Qarabag është një skuadër e cila prej vitesh konkurron në arenën europiane. Azerët vitet e fundit janë kualifikuar tre herë në Europa League ndërsa vitin e kaluar ishin pjesë e Champions League. Partizani nuk është kualifikuar asnjëherë në këto kompeticione.

Recommended