Ora News - Italia avokate e Shqipërisë, Conte Do loboj fort për hapjen e negociatave
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ai dha tre mesazhe të qarta për krizën politike, negociatat dhe investimet italiane në Shqipëri. Conte u shpreh se Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë krizën politike dhe se mazhoranca duhet të propozojë një platformë për përfshirjen në dialog pa kushte me opozitën. Ndërsa kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria nuk po kërkon lëmoshë nga BE-ja, por atë që na takon.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, është ndalur në një vizitë zyrtare në vendin tonë, nga ku ka shprehur mbështetje të pa kushtëzuar për çeljen e negociatave.

Italia gjithmonë është rreshtuar fort krah Shqipërisë në proceset integruese, ndërsa kryeministri Conte, tha se të premten në samitin e udheheqësve të Këshillit të Europës do lobojë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Conte: ?Italia e mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim. Personalisht ditën e premte do ta mbështes këtë pozicion.?

Ndërsa duke mbetur tek integrimi, kryeministri Edi Rama, u shpreh se Shqipëria nuk po kërkon lëmoshë nga BE-ja, por atë që na takon.

Rama: ?Ne nuk po kërkojmë një dhuratë apo lëmoshë por kërkojmë atë që na përket.Jo për të qenë anëtarë, por për të çelur këto negociata. Dhe më tej për të treguar se e meritojmë.?

Në përgjigje të interesit të mediave italine pse Shqipëria këmbëngul për BE-në përballë fenomenit brexit, ai dha këtë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kryeministri-italian-vjen-ne-tirane-takim-me-ramen-dhe-meten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended